Rama intensifikon angazhimin në parti duke nxjerrë deputetët në terren dhe duke nisur riorganizim të brendshëm, në një kohë që zgjedhjet janë ende larg dhe rriten zërat kritikë brenda PS-së…
Edi Rama duket se e ka lënë pas dore qeverinë dhe muajt e fundit e gjithë vëmendja është përqendruar te partia. Ka pasur disa mbledhje të zgjeruara të grupit, u mbajt Asambleja Kombëtare, është mbledhur disa herë Kryesia, teksa kanë nisur dhe takimet degë më degë.
Edhe sot, në Kryesinë e Kuvendit ku mbajt mbledhja e grupit parlamentar socialist, është folur gjatë mbi riorganizimin e partisë. Sipas informacioneve të "Pamfletit", Edi Rama ka kërkuar që të gjithë deputetët të dalin në terren dhe të takojnë sa më shumë socialistë. Po ashtu u është kërkuar të rritet anëtarësia dhe të dëgjohen hallet e qytetarëve. Pra janë të njëjtat porosi që Rama jepte në prag fushate.
PS momentalisht ka nisur një proces riorganizimi, por zgjedhjet vendore janë një vit larg, ndërsa zgjedhjet parlamentare u mbajtën vjet. Pse Rama është fokusuar kaq shumë te partia?
Lëvizjet vijnë në një kohë kur zërat kritikë në PS kanë nisur të riaktivizohen. Prej kohësh është folur se në PS ka shumë pakënaqësi dhe Erion Braçe me Elisa Spiropalin kanë filluar të flasin. Nga ana tjetër pakënaqësia në bazë është rritur ndjeshëm. Ka shumë socialistë të pakënaqur sidomos me punësimet, pasi Rama po fut në punë njerëz të PD-së. Sondazhet tregojnë rritje të pakënaqësisë dhe ka dyshime se Rama po tenton të mbajë pas vetes elektoratin rozë.
Por ajo që shton dyshimet është se jemi larg zgjedhjeve dhe një organizim kaq i madh zakonisht bëhet në prag të votimeve. Mos vallë Rama po mendon ndonjë skenar të paparashikueshëm, ndërkohë që Brukseli ka bllokuar negociatat? PD këmbëngul te qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme. Rama e ka injoruar, por duket se diçka e shqetëson kryeministrin.
“Më ka bërë përshtypje angazhimi dhe dëshira për të dëgjuar në çdo Asamble, faktikisht, për punët e Shqipërisë, ndryshe nga sa më parë kur flitet për ekonominë. E ndjen nga atmosfera në sallë që ka një pranim të faktit që ekonomia ka hyrë në një rrugë që u jep të gjithëve shpresë se ka vetëm përmirësim.
Kur flitet për pagat është shumë e qartë që njerëzit mund të bëjnë verifikimin te vetja dhe njerëzit përreth. Kjo është sfida, dhe sfida jo për ne, por për një forcë politike që gjendet me fatin e vendit në duar, që ne të mbyllim një varg kapitujsh të historisë duke vulosur përkatësinë evropiane të Shqipërisë.
Ne kemi hyrë në këtë proces për të energjizuar komplet PS-në në funksion të zgjedhjeve vendore, se përballë kemi veten”, ka thënë ai sot në mbledhje grupi, përmes një videoje që ka publikuar në media.
Sido që të jetë, e sigurt është se Rama e di që nuk i ka punët mirë. Fakti që po lëviz kaq shpejt tregon se kryeministri do të ulë pakënaqësinë, e cila ka filluar të rritet. /Pamfleti
Rama nuk po pyet me me socialistet i ka zvendesuar me demokrate votat i kerkon nga socialistet dhe vendet e punes i zene demokratet votat do jene shume te veshtira per tu marre ne zgjedhjet bashkiake 2027 Socialistet kane humbur besimin Legalizimet nje deshtim total po nuk pagove nuk ka shanse kesaj radhe nese nuk merren masa e pret disfata
Cfaredo qe te thote e te beje Rama urrejtja ndaj tij vetem rritet. Njerzit e shihin aty ku jetojne, ne shtepi dhe rruge. Cdo lloj zgjedhjesh a votimesh, me ndershmeri i humbet, me mashtrim e grabitje i merr. Ne cdo maskarade, ka ne mbeshtetje Berishen.