Këshilli i BE skeptik për mbylljen e kapitujve, disa vende kërkojnë kohë...
Bashkimi Europian ka nxjerrë zbuluar Edi Ramën dhe ministrin e tij të Jashtëm Ferit Hoxha. Të dy këmbëngulin se nuk ka bllokim të negociatave të integrimit, por sot është thënë e zeza mbi të bardhë se hapja e raportit IBAR ka ngecur.
Për të qenë më të qartë, pas hapjes së gjithë kapitujve, Shqipëria duhet të kalojë në fazën e dytë, atë të marrjes së "Raportit të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve" (IBAR). Një raport i përkohshëm mbi sundimin e ligjit, që shërben si një pikë referimi për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në këtë fushë.
Një IBAR pozitiv është një konfirmim i hapave të suksesshëm të ndërmarrë sipas kapitujve të negociatave 23 (Drejtësia dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) të procedurës së anëtarësimit dhe tregon rrugën për reforma të mëtejshme.
Sipas metodologjisë së rishikuar të pranimit, asnjë kapitull negociues nuk mund të mbyllet derisa të merret IBAR-i. Në qershor 2024, Mali i Zi u bë vendi i parë kandidat i BE-së që mori IBAR-in, pas së cilës filloi mbylljen e kapitujve negociues.
Mirëpo Shqipëria nuk e ka marrë. Edhe pse Komisioni Europian ka dërguar një raport pozitiv te Këshilli i BE-së, aty raporti ka ngecur.
Grupi i Punës për Zgjerimin, COELA, i përbërë nga ambasadorët e vendeve anëtare, zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku në axhendë ishte sërish “shkëmbimi i pikëpamjeve për Raportin e Vlerësimit të ndërmjetëm (IBAR-it) dhe Drafti i ndërmjetëm i Pozicionit të përbashkët të BE-së”, të dy të propozuar nga Komisioni Europian.
Në një përgjigje për Report tv, Këshilli i BE-së thotë se mes vendeve anëtare do të ketë edhe disa raunde të tjera diskutimesh.
"Është bërë njëfarë progresi, por diskutimet janë ende në vazhdim në këtë fazë relativisht paraprake. Në çdo rast, priten edhe disa raunde të tjera diskutimesh përpara se të arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA mbi një draft i ndërmjetëm i Pozicionit të Përbashkët të BE-së", thuhet në reagimin për Report Tv.
Këshilli shpjegon se gjatë procesit “shtetet anëtare bëjnë pyetje ose shprehin shqetësime ndaj Komisionit, Komisioni përgjigjet, presidenca mban shënime dhe përgatit një tekst tjetër kompromisi për raundin e ardhshëm të diskutimeve, dhe kështu me radhë”.
Në media ka qarkulluar një lajm se janë 9 vende të BE që kanë bllokuar procesin. Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Austria, Finlanda, Polonia, Greqia dhe Bullgaria, nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Dhe sot e gjitha është konfirmuar. /Pamfleti
Bllof jeni ju perhasit e fakenews te sllavo-komunistave serb
Ferid hoxha ka dale te bej per vete e te genjej rinine e universiteteve Rinia duhet te jete ne rruge per te demostruar per integrimin, per cmimet, per qeverine hajdute, per zbrazjen e vendit, per humbjen e perspektives Rinia duhet te kete turp qe degjon rrena e nuk reagon qe shitet vendi kush ta bej pleqte