
Gjermania i mbyll Ramës derën e integrimit, si u bllokua raporti IBAR pas përplasjeve me SPAK
Lufta që Edi Rama i ka shpallur drejtësisë duket se do të sjellë kosto te integrimi evropian. Përplasjet me SPAK, nismat për të ndryshuar ligjet dhe vendimi për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, duket se kanë shkaktuar irritim te vendet anëtare, të cilat kanë vendosur bllokadën e parë për vendin tonë.
Pas hapjes së gjithë kapitujve, Shqipëria duhet të kalojë në fazën e dytë, atë të marrjes së raportit IBAR, "Raporti i Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve". Një raport i përkohshëm mbi sundimin e ligjit, që shërben si një pikë referimi për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE në këtë fushë. Një IBAR pozitiv është një konfirmim i hapave të suksesshëm të ndërmarrë sipas kapitujve të negociatave 23 (Drejtësia dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria) të procedurës së anëtarësimit dhe tregon rrugën për reforma të mëtejshme.
Sipas metodologjisë së rishikuar të pranimit, asnjë kapitull negociues nuk mund të mbyllet derisa të merret IBAR-i. Në qershor 2024, Mali i Zi u bë vendi i parë kandidat i BE-së që mori IBAR-in, pas së cilës filloi mbylljen e kapitujve negociues.
Mirëpo Shqipëria nuk e ka marrë. Edhe pse Komisioni Europian ka dërguar një raport pozitiv te Këshilli i BE-së, aty raporti ka ngecur. Dhe sipas mediave ndërkombëtare, Gjermania duket se është shteti kryesor që ka vënë bllokadën.
“Berlini po i trajton rastet e fundit të korrupsionit të profilit të lartë në Tiranë më rreptë se shumë shtete të tjera anëtare të BE-së. Ai dëshiron që ministrat e dyshuar jo vetëm të shkarkohen nga qeveria, por edhe të hetohen siç duhet nga prokurorët specialë. Por, sapo Shqipëria të kalojë këtë raport IBAR, i cili është kushti formal për të filluar mbylljen e kapitujve të negociatave, ajo mund t'i bashkohet Malit të Zi, së bashku me Islandën, si pjesë e një marrëveshjeje pakete zgjerimi e cila mund të përfshijë gjithashtu një status të veçantë 'para-anëtarësimi' për Ukrainën dhe Moldavinë”, shkruan media gjermane “Internationale Politik Quarterly”.
Duket se kjo është edhe arsyeja pse Edi Rama ka nisur një luftë në prapaskenë kundër gjermanëve, duke përdorur Batonët e tij.
Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendin më të fuqishëm të Europës – Gjermaninë janë në pikën e tyre më të ulët. Incidenti i fundit me ambasadoren shqiptare në Berlin, që duket se e kishte kthyer selinë tonë diplomatike në një strofull rusësh të dyshimtë, që s’është çudi të jetë një kontingjent spiunazhi, ishte vetëm pika që derdhi gotën. Po ashtu ka pasur përplasje të forta për Portin e Durrësit.
Gjermanët kanë dhënë mbështetje të fortë për SPAK. Përveç operacioneve të përbashkëta, ka pasur edhe trajnime të shumta. Mirëpo manovrat e fundit të Ramës duket se nuk kapërdihen kaq lehtë nga Berlini.
Pak ditë më parë, Këshilli gjerman për marrëdhëniet me jashtë e paralajmëroi mazhorancën se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike për të marrë raportin pozitiv të Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR), pasi Gjermania kërkon që të mos pengohen hetimet për zyrtarë të lartë kur vjen puna tek imuniteti. Po ashtu ambasada gjermane ka reaguar fort mbi vendimin për të mos i hequr imunitetin Ballukut.
Në këtë situatë, Rama ka nisur manovrat duke u mënjanuar nga BE dhe duke parë nga SHBA. Rasti i parë ishte Bordi i Paqes, ndërsa manovra e dytë ishte sot, ku u miratua rezoluta për të shpallur Iranin shtet që financon terrorizmin, i vetmi shtet në BE, ndërsa SHBA e ka bërë kohë më parë. /Pamfleti
Shkak gjëndet gjithmonë. Po imuniteti i Ballukut nuk pengon drejtsinë. Në gjetmani as nuk fillojnë hetimet pa miratimin e parlamentit.Pranimi është bërë si uji i gomarit po në fakt politikanëve as nuk i intereson hyrja në BE dhe kte nuk e dinë politikanët gjermanë dhe të tjerë dhe kujtojnë se i dëmtojnë politikanët shqiptarë në fakt i ndihmojnë për të qendruar aty të patrazuar nga askush…
Ne Gjermani as e enderrojne te mos i heqin imunitetin nje deputete me fakte te qarta korrupsioni dhe vjedhje, apo te mbrojne nje ministre me justifikimin "nuk ka kush mbyll marreveshjen ajrore me Kanadane". Duhet te te mbushet mendja qe nuk te fut njeri per favor ne EU pa bere detyrat e shtepise dhe Rama detyrat e shtepise NUK DI TI BEJE se eshte fare gomari..
Nuk mendoj se sherri është për drejtesine, por Eua si puthador i Frances pro ruso -sllave Gjermania nuk i gelltit keto kumbulla të tharta.
Gomari ben kurban shqiperine per pastrusen e haleve te shqiperise, hajduten kampion te ndonje qeverrie.