TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2026, 15:58

“Ç'të ketë bërë që e ka merituar orën?”/ Balla përplaset me Nokën: Kjo është e vetmja përgjigje që meriton!

Shkruar nga Pamfleti
“Ç'të ketë bërë që e ka merituar
Taulant Balla dhe Flamur Noka

Deputeti demokrat Flamur Noka dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla janë përplasur sot në rrjetet sociale. Shkak është bërë publikimi i disa mesazheve, ku pretendohet se kanë qenë mes Ballës dhe një përsoni tjetër.

Balla e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”.

“Ç'të ketë bërë Tau që e ka merituar orën?”- ka shkruar Noka në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë menjëherë ka reaguar Taulant Balla ndaj deklaratave të Flamur Nokës, duke i kthyer një përgjigje të shkurtër.

Balla thekson se e vetmja replikë që meriton Noka, si për zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, ashtu edhe për “çimkat” e sajuara, është një fotografi.

“E vetmja replikë që meriton i vetmi Flamur që nuk di kur është ngritur flamuri kuq e zi në Vlorë, qoftë për seancën e Kuvendit sot, qoftë për ‘çimkat’ e sajuara, është kjo fotografi më poshtë,” – shprehet Balla.

“Ç'të ketë bërë që e ka merituar

 

taulant balla dhe flamur noka

1 Komente

  1. A
    ARGITA

    NOCKA i Sales

    Lini një Përgjigje