
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike, duke theksuar se PD ndodhet në një fazë riorganizimi në përputhje me statutin e saj.
Boçi u shpreh se kjo fazë konsiderohet një “normalitet i domosdoshëm”, duke nënvizuar gjithashtu kërkesën ndaj deputetëve demokratë për të qenë më pranë qytetarëve dhe për t’i angazhuar ata në protesta.
Sa i përket garës për kreun e Partisë Demokratike, Boçi konfirmoi se kandidati i parë i shpallur është kryetari aktual, Sali Berisha. Ai shtoi se pritet që në ditët në vijim të ketë edhe kandidatura të tjera, ndërsa theksoi se çdo kandidat duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara në statut.
“Gara është e hapur, por jo çdo ambicie mjafton për të qenë pjesë e saj”, u shpreh Boçi, duke nënvizuar se procesi do të kalojë përmes filtrave të forumeve të partisë.
Në lidhje me zërat kritikë për mungesë gare reale, ai deklaroi se mendime të tilla e forcojnë demokracinë e brendshme të partisë, duke sjellë si shembull garën për drejtimin e PD në Shkodër, të cilën e cilësoi si model.
Boçi komentoi gjithashtu edhe mundësinë e kandidimit të deputetit Ervin Salianji, duke theksuar se çdo kandidaturë do të vlerësohet nga një grup i posaçëm verifikimi, sipas kritereve statutore. Ai shtoi se aktualisht nuk ka kandidatura të zyrtarizuara përveç Berishës.
Në fund, Boçi bëri të ditur edhe ambicien e tij personale për të rikandiduar në postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike.
“Statusi i Salianjit? I vetëpërcaktuar! I vetëpërjashtuar. Ai është anëtar i PD-së. Kriteret i trajton grupi i punës, nuk jam këtu me autoritetin e tyre. Se shpreha këtë as me zonjën Kokalari dhe do të bëja diskriminim nëse shprehesha për një tjetër. Grupi që do të ngrihet për verifikimin e kandidatëve, është ai që do të vendosë. Unë jam nënkryetar i PD që kam si detyrë organizimin e partisë. Preferoj të jem zyrtar dhe korrekt”, tha Boçi për "News 24".
O zoti Boçi, po ku e çoni akoma plakun mere mo shoku; apo që t'ju bëj dhe nderin e fundit që t'ju fus në listat e sigurta dhe në 2029 dhe pastaj të ndodh çfarë të dojë sepse dhe brezi juaj del në pension dhe në p... të s...s demokratët se nuk kanë çfarë ju duhen më. Po kush ju vjem më pas juve o budalla....po akoma me Dritan shehin, topallin, nokën, palokën, mziun, etj do meremi ne. Kush mban përgjegjësi për atë k....ën e PDIU-së që e futët në listën e sigurtë dhe ua futi more legena.