TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2026, 14:43

Protesta e 22 Marsit, Ina Zhupa thirrje qytetarëve: Të bashkohemi kundër pushtetit personal të Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 22 Marsit, Ina Zhupa thirrje qytetarëve: Të bashkohemi

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për datën 22 mars, në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

Nga zona e Tregut të Vasil Shantos, ku po zhvillon takime me qytetarë, Zhupa deklaroi se, sipas saj, kryeministri Edi Rama po qeveris në funksion të pushtetit personal dhe interesave të ngushta.

Në një videomesazh, ajo u shpreh se qytetarët me të cilët është takuar ndajnë të njëjtin qëndrim, duke akuzuar kryeministrin për përpjekje për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij nga drejtësia dhe për të shmangur përgjegjësinë ligjore.

Zhupa shtoi gjithashtu se, sipas saj, qeverisja aktuale po e largon Shqipërinë nga rruga e integrimit europian.

Ajo bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së dielës, duke theksuar rëndësinë e reagimit qytetar. 

"Jemi në tregun e Vasil Shantos, ku po vazhdojmë takimet me qytetarët për protestën e datës 22 mars, ora 18:00.

Të gjithë mendojnë njësoj: Edi Rama po punon vetëm për pushtetin e tij, për t’u pasuruar vetë dhe për të mbrojtur bashkëpunëtorët nga drejtësia, që të mos i vijë radha vetë për t’u arrestuar. Ai po e largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga integrimi europian.

Ndaj, do të protestojmë të shumtë ditën e diel para Kryeministrisë, sepse të gjithë e dimë dhe historia e tregon që një popull që fle, vdes.", tha Zhupa.

1 Komente

  1. V
    Vala

    Perendia I gjykofte keto mostra qe me nje moster 82 vjecare, guxojne ti bejne thirrje popullit, qe ti ndjek.

    Lini një Përgjigje