TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2026, 13:45

Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

Shkruar nga Pamfleti

Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një aktiviteti të zhvilluar më 7 prill për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, bëri një përmbledhje të performancës së ekonomisë gjatë vitit 2025.

Ajo deklaroi se papunësia ka rënë në nivelin 8.3%, ndërsa paga mesatare në rang kombëtar ka arritur në rreth 87 mijë lekë. Sipas saj, pagat kanë pësuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu se janë publikuar rreth 1500 vende të lira pune në portalin “puna.gov.al”, ku institucionet publike kanë detyrimin të raportojnë vendet vakante.

“Më 2025, PPB arriti në 27 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat për frymë arritën në mbi 11 mijë euro. Papunësia sot është 8.3 përqind dhe punësimi është gati 70 përqind. Pagat janë rritur vit pas viti dhe paga mesatare ka arritur në gati 87 mijë lekë. Të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur në përgjithësi.

Remitancat janë rritur, që janë bazë për familjet shqiptare. Tregu i punës ka një performancë më pozitive sot. Portali puna.gov.al është hapur tashmë prej 3 muajsh. 80 institucione kanë publikuar të dhënat e tyre në këtë portal. Janë mbi 1500 vende pune të lira, që janë publikuar në këtë portal”,   u shpreh ministrja.

Lini një Përgjigje