Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se negociatat me Bashkimin Europian nuk kanë ngecur, ndërsa vendi ndodhet në një moment kycc, në raport me integrimin.
Rama deklaroi se nuk ka asnjë bllokim të negociatave, të cilat janë një proces që po ecën sipas agjendës së caktuar.
Kreu i Qeverisë deklaroi gjithashtu se sot në Shqipëri po luftohet më shumë korrupsioni, ndaj edhe flitet më shumë për të. Por kjo sipas Kryeministrit, nuk do të thotë se në Shqipëri ka më shumë korrupsion se kurrë më parë. Madje, Kreu i Qeverisë deklaroi se këta që flasin kështu janë veccse të përccartur.
“Perceptimi për administratën publike ka qenë goxha i rënduar nga gjykimet dhe patjetër kanë marrë shkas nga sjelljeve, veprime akte që ndonjëherë janë ekspozuar edhe publikisht. Por duhet thënë se ka përballuar një test, një provim të jashtëzakonshëm, në të gjithë procesin e derikëtushëm të negociatave.
Por procesi i negociatave ecën përpara me sukses dhe kjo është edhe falë kësaj administrate. Falë kësaj administrate, pavarësisht problematikeve që nuk mungojnë vendin rritet dhe zhvillohet çdo ditë. Ne sot jemi në kushtet kur kemi hapur të gjithë kapitujt.
Përballë kemi shtete anëtare për piketat e ndërmjetme që janë një moment kyç për negociatat dhe Komisioni Europian ka dhënë vlerësim pozitiv. Lart e poshtë flitet se negociatat janë bllokuar, por nuk e kanë idenë çfarë flasin.
Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por janë një provim i vazhdueshëm. Dhe ky tani është një provim kyç, por nuk ka asnjë motiv , zero, për të folur për bllokim. Jemi totalisht sipas agjendës së caktuar”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se nuk mund të ketë korrupsion në rritje dhe në anën tjetër të ketë shumë më shumë fitues nga garat që hapen, sikundër nuk mund të ketë korrupsion në rritje, ndërkohë që në dy muajt e fundit janë hapur mbi 2200 biznese në të reja.
“Ka vetëm një raport që nuk bazohet në perceptime apo anketime, por që bazohet në një ndjekje 7 ditë në javë, 24 orë në 24, që është raporti i BE-së”, tha Rama.
Negoziatat hapen dper politike por mbyllen atehere kur ke bere detyrat e shtepise, e ti o gerdalle nuk di as te studiosh e as te besh detyrat.Ishe, je dhe do mbetesh kokrra e injorantit