TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2026, 12:37

Rregullorja e Kuvendit, Bardhi sherr me Peleshin: Ke hedhur në erë Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti

 

Rregullorja e Kuvendit, Bardhi sherr me Peleshin: Ke hedhur në erë
Gazment Bardhi

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u përplasën opozita dhe maxhoranca për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, të propozuara nga Partia Socialiste. 

Sipas opozitës, Kuvendi duhet të presë zbardhjen e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila më herët rrëzoi ndryshimet e njëanshme të bëra në rregullore. Demokratët thanë se pa këtë dokument nuk ka bazë për të proceduar me amendime të reja.

Gjatë debatit, Gazment Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës dhe duke lidhur këtë qëndrim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera, Bardhi theksoi se parlamenti s'mund të jetë tekë. 

“Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.

Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar.

Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin. Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë”, ka thënë Bardhi.

ndryshimet ne rregulloren e kuvendit gazment bardhi

Lini një Përgjigje