Konferenca e Kryetarëve dhe Sekretariati i Etikës pritet të vendosin sot lidhur me kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe për masat administrative të propozuara nga PS dhe PD ndaj ligjvënësve, sa i takon sjelljeve në seancën e fundit parlamentare.
Në Konferencën e Kryetarëve do të shqyrtohen kërkesat e PL dhe PD sa i takon ngritjes së një komisioni hetimor për ARRSH dhe AKSHI-n, çështje që po hetohen edhe nga SPAK.
Kërkesat e paraqitura kanë të njëjtin objekt: kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të ARRSH dhe AKSHI-t.
Ndërkohë Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura nga Grupi i PS-së dhe ai i PD-së, që kërtkojnë marrjen e disa masave, kryesisht përjashtime të deputetëve nga seanca.
Socialistët kërkojnë përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit Flamur Noka dhe me 30 ditë për deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Ndërkohë PD ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.
Lini një Përgjigje