TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2026, 22:26

"Rama e ka bërë shtetin rrumpallë", Shehi: Integrimi në BE është iluzion

Shkruar nga Pamfleti

"Rama e ka bërë shtetin rrumpallë", Shehi: Integrimi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka kritikuar ashpër qeverinë për mënyrën se si po menaxhohet procesi i integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar situatën si një dështim të thellë institucional.

Në deklaratat e tij, Shehi vuri në pikëpyetje vetë funksionimin e shtetit shqiptar. “Ne s’kemi shtet… këtu duhet rindërtuar shteti shqiptar”, u shpreh ai, duke krahasuar Shqipërinë me vendet e Europës Lindore që, sipas tij, kanë pasur institucione funksionale.

Shehi theksoi se integrimi në BE nuk duhet parë vetëm si përfitim ekonomik, por si një proces për ndërtimin e institucioneve dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama lidhur me mënyrën e qeverisjes. “I erdhi në dorë shteti dhe e ka bërë më rrumpallë se ai që shan”, deklaroi Shehi, duke shtuar se mungesa e kontrollit ka favorizuar korrupsionin dhe abuzimin me fondet publike.

Sipas tij, anëtarësimi në BE do të sillte më shumë standarde dhe kontroll mbi institucionet. “Po të kishim qenë në Europë… nuk do lejonin të vjedhin kaq shumë”, tha Shehi.

Shehi e cilësoi procesin e integrimit si një premtim të parealizuar për qytetarët. “Europa ka ngelur ky mirazhi… si gjithë mirazhet, largohet”, u shpreh kreu i LZHK, duke kritikuar fokusin e qeverisë te propaganda në vend të reformave konkrete.

Ai ngriti shqetësime për mungesën e barazisë para ligjit dhe theksoi se pa ndërtimin e një shteti funksional dhe respektimin e rregullave, integrimi në Bashkimin Europian mbetet i paarritshëm.

“Nuk është i barabartë para ligjit… karrierën e bëjnë ata që janë me Edi Ramën”, deklaroi Shehi.

Lini një Përgjigje