
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 17 prillit, të cilën e cilësoi si një moment vendimtar përballë qeverisë.
Gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” para Kryeministrisë, Berisha deklaroi se kjo datë do të shënojë një reagim të fortë qytetar ndaj qeverisjes aktuale.
“17 prilli është një ditë e shqiptarëve, është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në historinë e vendit”, u shpreh ai.
Ai theksoi se protesta synon të japë një mesazh të qartë politik. “Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi”, deklaroi Berisha.
Kreu i PD u shpreh i bindur për vijimin e betejës politike deri në ndryshim. “Do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren e sigurt”, tha ai.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për keqqeverisje dhe largim të të rinjve nga vendi. “Shqiptarët nuk do pajtohen kurrë me një regjim që i vjedh dhe plaçkit ditën dhe natën”, u shpreh ai.
Ai shtoi se situata ekonomike dhe sociale po detyron të rinjtë të largohen. “E ka bërë Shqipërinë vend që i përzë të rinjtë rrugëve të botës… nuk u ofron punë, nuk u ofron të ardhme”, deklaroi Berisha.
Berisha e lidhi protestën edhe me procesin e integrimit europian. “Do vazhdojmë betejën tonë për çeljen e rrugës së integrimit në BE”, tha ai, duke shtuar se “nuk të hap askush derën kur do të hysh si hajdut”, përfundoi Berisha.
Tallja e rradhes.