TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2026, 20:54

"Po i bën lojën Vuçiçit", Paloka sulmon Ramën: Tryezat vetëm fasadë!

Shkruar nga Pamfleti
"Po i bën lojën Vuçiçit", Paloka sulmon
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po ndjek politika që, sipas tij, përputhen me interesat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Paloka argumentoi se një propozim i përbashkët i Bashkimit Evropian i ka krijuar avantazh Serbisë. Ai theksoi se kjo qasje i shërben Vuçiçit në një moment kur çështja e njohjes së Kosovës mbetet kusht kyç në proceset ndërkombëtare.

Paloka trajtoi edhe pjesëmarrjen e opozitës në tryezat për reforma, përfshirë diskutimet mbi financimin e partive. Ai e cilësoi këtë angazhim si veprim taktik dhe jo si shenjë bashkëpunimi me qeverinë. Sipas tij, kryeministri nuk respekton marrëveshjet politike dhe synon dobësimin e opozitës.

"Rama nuk njeh marrëveshje dhe synon vetëm eliminimin e opozitës."-tha Paloka në Ora News.

Në lidhje me zgjedhjet lokale në Tiranë, ai bëri të ditur se opozita do të përzgjedhë një kandidat konkurrues, pa e kufizuar domosdoshmërisht përzgjedhjen brenda strukturave të Partisë Demokratike. Ai shtoi se kandidatët e mazhorancës përfaqësojnë të njëjtën linjë politike.

edi paloka edi rama

Lini një Përgjigje