
Teksa kryeministri Edi Rama po zhvillon një tur komunikimi për të theksuar angazhimin e qeverisë ndaj integrimit europian, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar këtë narrativë, duke kërkuar masa konkrete.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi diskursin e qeverisë si të pabazuar në realitet:
“Një stinë e rikthyer dashurie për integrimin, por më shumë retorikë sesa realitet”, u shpreh ajo.
Deputetja shtoi se procesi i integrimit nuk varet vetëm nga faktorë të jashtëm, por nga vendimet konkrete të qeverisë.
Tabaku ndalet veçanërisht te ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, të cilat sipas saj mund të shërbejnë si mburojë për zyrtarët e hetuar për korrupsion.
Sipas saj, tërheqja nga kjo nismë do të ishte një provë minimale e seriozitetit të qeverisë për integrimin europian.
Deputetja thekson dy hapa që, sipas saj, mungojnë:
-Rritjen e denoncimeve për korrupsion nga vetë institucionet shtetërore
-Heqjen dorë nga ndryshimet ligjore që mund të cenojnë hetimet
Ajo shton se deri më tani, rastet e korrupsionit janë referuar kryesisht nga media dhe opozita, jo nga vetë qeveria.
Në përfundim, Tabaku u shpreh se integrimi nuk është çështje deklaratash, por vendimesh konkrete që tregojnë vullnet politik për ndryshim.
integrii behet ashtu si duan interesat tuaja qe keni pushtet ai djali i kunates tende qe ishte 10 vjet ne Nju Jork dhe i merte 3 grada ne 1 muaj derisa i kapi kontrolli ky ministri qe i jepte gradat dhe si ambasador e mbante me kimet ne OKB tani e con ne LONDER kshu jeni lidhur ju e beni gam gam sa per te ruajtur privilegjet e keni bo shtetin pronen e babes turp te kenin