Një pushtet i rrethuar nga fantazmat…
Metamorfoza mentale e autoritarizmit të Edi Ramës, sa vjen e po rëndohet drejt një paranoje reaktive.
Rasti i fundit me “Mamicën” e tij tregon pikërisht këtë devijim të pakthyeshëm drejt një pike ekstreme.
Siç mësohet, përveç dyshimit se ministrja e tij e Jashtme kishte folur keq në kancelaritë perëndimore për të, posaçërisht në Uashington, ka parë si fantazma edhe një komplot të Elisa Spiropalit me Albin Kurtin.
Duket si shkak për këtë është bërë një vizitë në Prishtinë e shefes së diplomacisë, një ditë para shkarkimit nga qeveria.
Vizitë që siç duket Spiropali e kishte aranxhuar me shpejtësi, me ndërhyrjen e ambasadorit të Kosovës në Tiranë.
Edi Rama është njoftuar menjëherë nga miku i tij ambasador i Shqipërisë në Prishtinë dhe i është vërsulur ministres së jashtme, duke e akuzuar se po vijon të veprojë prapa krahëve të tij, si dhe herët e tjera.
Më pas ka ndodhur shkarkimi, deri tek përplasja fatale, e cila shprehet sa herë ka një zhvillim politik brenda PS-së.
Nga ana tjetër, mësohet se Edi Rama i ka kërkuar në mënyrë ultimative Taulant Ballës që grupi socialist të mbajë një qëndrim politik pas mungesës së Spiropalit në votimin për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut.
Votim, ku mungoi edhe Fatmir Xhafaj, i cili gjithashtu pas asaj ngjarjeje nuk është vënë re as në mbledhjet e grupit, por as në zonën e re elektorale që i ka caktuar kryeministri për të patronazhuar, njësinë numër 5.
Tek bastioni politik i Xhafajt, Rama ka dërguar ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ishte këto ditë në ‘Myslym Shyri’, ku mbështetësit e ish-ministrit i bënë një surprizë jo të këndshme. Ata varën në mur një postër gjigand të Xhafajt, akt që është marrë si incident jo vetëm nga ministri, por edhe nga vetë Edi Rama.
I cili, e ka agravuar inatin e tij, aq sa nuk ka ditë që nuk përplaset me të gjithë, duke u shfryrë se është rrethuar nga njerëz që duan t’i bëjnë puç.
Burime të Pamfletit tergojnë se, ai është përplasur edhe me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, e cila ka takuar disa ministra të rëndësishëm të qeverisë.
Pas raportimit, mësohet se kryeministri ka shprehur pakënaqësinë, duke i kërkuar sqarime, e ka marrë përgjigjen se jemi aleatë strategjikë.
I prerë mësohet se është treguar kryeministri, duke thënë se ‘jemi aleatë por për të qeverisur jam unë, jo ju’.
E gjithë kjo atmosferë ka helmuar mjediset e mazhorancës, aq sa thuhet se të gjithë kërkojnë të shmangin takimin me kryeministrin. Të gjitha këto zhvillime nuk kanë mbetur pa rënë në sy nga ndërkombëtarët që kanë përpiluar raportet përkatëse, të shoqëruar me komenet: gjendje e rënduar…/Pamfleti
Do te udheheq kosove kunder partite tw djadha ne kosove