
Teksa ju përgjigj Altin Dumanit mbi deklaratat sot në Kuvend, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi SPAK se përdor mediat për interesa të caktuar.
Sipas tij, “Top Channel” u përdor për ta sulmuar familjarisht. Po ashtu u ndal dhe te replikat e Dumanit me deputete kur raportoi në Komisionin e Ligjeve.
“Për një pjesë, media është e poshtër të bën gjyq. Mua më sulmoi Top Channel për dy muaj, as lufta në Ukrainë nuk u mbajt dy muaj në TCH, dhe u mbajt çështja ime. Vibratorët e mi, pllakat e banjës së Eriolës. Është fatkeqësi si është katandisur i të dëgjuarit në parlament. I thotë Tedi Blushit, kujt i bën këtë pyetje. Po si mo, ai është i zgjedhur, sa do ta urresh, ta kesh kundërshtar politik, se ti je bashkuar me Edi Ramën, jo me PS, por je bashkuar me Ramën dhe i thotë Blushit; kujt i bën këtë pyetje”, tha ai.
Lini një Përgjigje