TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 21:30

Kërkesa e Dumanit, Arben Ahmetaj tregon kur do të kthehet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Dumanit, Arben Ahmetaj tregon kur do të kthehet në

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit raportoi sot në Kuvend dhe deklaroi se nëse Ahmetaj kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, ata janë të hapur.

Ahmetaj duke folur në “Syri Tv”, tregoi se kur do të vijë në Tiranë dhe t’i jap fund arratisë.

Do vij unë atje, por ti them të gjitha, të dalë vërteta. Prokurori Gokaj te dosja “Buka” thotë që akuza që Ahmetaj ka dëmtuar interesat e shtetit është lapsus. Ej, por t’i s’ke lënë media pa ja thënë që dëmi që ka bërë Ahmetaj është 7 mln euro. Por e vërteta është se Ahmetaj ka mbrojtur interesat e shtetit. Nëse do shkelja ligjin, sot privati do hante paratë e shqiptarëve. Sot private ha paratë veta. Është qesharake. Për çfarë krimi të bëhem bashkëpunëtor? Për inceneratorët që nuk kam firmosur. Që i kam kundërshtuar”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje