TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 20:22

Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rama i ndërhyn me telefonata!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha nuk i ndahet Dumanit: Rama i ndërhyn me telefonata!

Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit, për të cilin tha se kryeministri Edi Rama i ndërhynë në punën e tij me telefonata.

Berisha u shpreh se kryeministri ka ndërhyrë në vendimmarrje e çështjeve civile dhe penale në sistemin e drejtësisë.

Njeriu që fle në këmbë ,nuk harxhoj kohë me të. Për qytetarët duhet të qartësoj, se në vitin 2015, ndërhyrja e qeverisë në vendime civile, Shqipëria renditej në vendin e 64, sot, rënditet më keq, në vendin e 110.

Për ndërhyrjet e qeverisë në vendimet penale, domethënë telefonatat e Ramës për Altin Troplinën, në 2015 ishte në vendin e 62 sot është në vendin e 106, pra  është përkeqësuar 100%, dhe përpiqeni të mburreni me përmbysjen e një standardi.

Ç'është e vërteta nuk mund ta harroj nderin që më bëri, vettingu. Unë këtu vi sot me një vetting 30-vjeçar. Çfarë tregoi ky vetting? Që në 54 vite punë, së bashku me bashkëshorten time, disponoja 100 mijë euro dhe një apartament 47 metër katror. Përfundoj akuzë për korrupsion, se vajza ka paguar për mua dhe i ka deklaruar dy fatura shëndetësore.

Përfundoi korrupsion pagesa e dhëndrit dhe vajzës time për tre familje të fëmijëve me autizëm. Jo vetëm kaq, por ai që ishte këtu, publikoi emrat e tre fëmijëve, duke shkelur, çdo ligj dhe çdo moral”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje