TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 19:11

“Kraja me vilë në Lalëz”, akuza e fortë e Murrizit: 2-3 prokurorë të SPAK dalin në “Sky” dhe “Encro”, të tjerët pazare me dosjet

Shkruar nga Pamfleti

“Kraja me vilë në Lalëz”, akuza e fortë e

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj raportimit të Altin Dumanit në Kuvend. Sipas tij, nuk duhen ngushtuar pyetjet vetëm tek detajet teknike, pasi disa prokurorë shmangin përgjigjet duke u mbështetur tek “sekretet hetimore”.

Murrizi thekson se gjatë diskutimeve duhet të evidentohen të gjitha fenomenet e sjelljes me standarde të shumfishta nga disa prokurorë, të cilët sipas tij përfshihen në vjedhje me tendera, abuzime me paratë publike dhe shpërdorim detyre. Ai shprehet se disa prokurorë janë të përfshirë në komunikime të dyshimta telefonike dhe lidhje me familjarë trafikantë, duke pasur pasuri të pa justifikuara, përfshirë vila në Gjirin e Lalzit.

Për Z. Dumani nuk duhen vetëm pyetje sepse disave mund t’u mos u jap përgjigje se gjoja janë sekret leshi hetimor, por gjatë diskutimeve duhen ngritur të gjitha fenomenet e sjelljes me standarde të shumfishta nga prokuror hajdut ordiner për fenomene të njëjta: vjedhje me tenderët, abuzime me paratë publike apo shpërdorim i detyrës.

Se nga 20 prokurorë që ka SPAK-u ka 2-3 që dalin në komunikimet e telefonave BQ, SKY, ECRO, si dhe me familjarë trafikantë e pasuri të pa justifikuara si Kraja me vilë në Gjirin e Lalzit.

Ka rreth 9 muaj që më 10 shkurt, kur arrestuan Erion Veliajn, që 9 prokurorë të SPAK-ut që janë tek seksioni kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë flenë gjumë mbi dosjet ose janë në tentativa për të mbyllur pazaret që të ngrohin xhepat.

Dënglat e zgjatjes së mandatit të disa gagaç prokurorëve ti lëri Dumani, se nuk janë shenjtorë këta 20 prokurorë, por në nivel integriteti personal, moral dhe profesional janë fundi i trupës prej 400 prokurorësh që ka pasur Shqipëria”, shkruan Murrizi.

 

Lini një Përgjigje