TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 16:31

Albana Koçi tallet me popullin: Kriminaliteti është ulur ndjeshëm, sot qytetarët janë më të sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Albana Koçi tallet me popullin: Kriminaliteti është ulur

Nuk ka fund gallata me ministrat e Edi Ramës. Në krye të rendit ai vendosi Albana Koçiun dhe sinjalet po jepen përditë se vendi rrezikon të futen në kolaps nga krimi.

Sot ministrja foli në Kuvend mbi sigurinë, ku u shpreh se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë.

Si duket ministrja nuk e ka parë vrasjen e dy të rinjve pak ditë më parë në Durrës. Nuk i ka parë masakrat në Durrës dhe shpërthimet në Sarandë. Nuk e ka parë që të rinjtë po armatosen me armë më të fundit.

Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes”, tha Koçiu.



1 Komente

  1. e
    eni

    Kete te shkreten e kane vene aty per ta keqperdorur. Kaq

    Lini një Përgjigje