
Deputeti i PS Fatmir Xhafaj është shprehur në Kuvend ditën e sotme se askush nuk është mbi ligjin dhe se sipas tij krijimi i SPAK dhe GJKKO i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë.
Ndër të tjera, Xhafaj tha se duhet forcuar statusi profesional i prokurorëve.
Kritika pati për sekretet hetimore që rrjedhin në media, duke thënë se kjo tashmë është e papranueshme.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe se rëndësia e pavarësisë së institucioneve është absolute pavarësisht fuqisë politike, nga ana tjetër ato janë edhe dëshmi të integritetit dhe profesionalizmit, në hetimin dhe gjykim penal. Prokuroria ka evoluar drejt një modeli modern të pavarësisë së prokurorit. Krijimi i SPAK dhe GJKKO ka qenë hap vendimtar duke ndryshuar kulturën e pandëshkueshme risë dhe barazisë para ligjit.
Te ky raport bëhet e dallueshme mënyra se si e shohim dhe si duam ti kemi këto institucione. Kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë që përballen me ngarkesë e kushte të vështira infrastrukture dhe presione. Janë në vijën e parë të përballjes me krimin, presionin dhe ndaj që në momentet e para të hartimit të reformës, kam mbështetur me forcë, për forcimin e statusit të tyre profesional, garanci për pavarësinë, karrierën dhe mbrojtjen e integritet institucional.
Përdorimi i medias për të nxjerrë sekret hetimor është i papranueshëm. Gjyqtari dhe prokurori duhet ti shërbejnë institucionit publik përmes ligjit dhe jo karrierës personale. Jemi pak të vonuar, duhet ndërhyrje përmes mekanizmave ligjor ose me propozime të reja ligjore”, u shpreh Xhafaj.
Lini një Përgjigje