TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 16:23

Zgjedhjet për Tiranën/ ‘Lule bukëpeshku, lesh xhami, lesh guri”, Binaj zbulon lulishten e veçantë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për Tiranën/ ‘Lule bukëpeshku, lesh xhami, lesh

Florjan Binaj, kandidati që synon pozicionin e Kryebashkiakut të Tiranës, si i pavarur, ndërsa ka marrë edhe mbështetjen e opozitës, ka publikuar në rrjetet sociale një video, mbi atë që e konsideron si një ‘lulishte’ të veçantë në kryeqytet.

Në fakt bëhet fjalë për një shesh të mbushur me inerte në në rrugën “Xhanfize Keko”. Me ironi, Binaj në video e publikuar shprehet se kjo lulishte të mbush me frymë, ndërsa rendit disa nga ‘lulet’ që ka evidentuar që i pagëzon me emrat: lule betoni, lule bukëpeshku, lule dërrase, lules lesh xhami.

“Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës 'Xhanfize Keko', por dhe gjithë banorëve të Tiranës.

Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri.

Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. J

u mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë.

Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.

 

 

Lini një Përgjigje