TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 19:45

Raporti i Dumanit në Kuvend, Berishën nuk e mban vendi: Avokat i shpifur i vjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i Dumanit në Kuvend, Berishën nuk e mban vendi: Avokat i

Kreu demokrat Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat në drejtim të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, teksa ky i fundit raportoi në Parlament lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale gjatë vitit 2024.

Duke marrë fjalën ndër deputetët e parë, menjëherë pasi Dumani përfundoi seancën me pyetje-përgjigje, Berisha tha se kreu i SPAK është bërë avokati i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi! 1 miliard euro janë vjedhur vetëm nga inceneratorët dhe pazari i Ramës me CEZ

Ishte një rast unik në jetën tuaj për të gjithë ata, në jetën e tyre që ndoqën këtë seancë se si panë grupin e mëkatarëve të strukur, të përulur gjer në dhe.

Se si e panë avokatinë e shpifur që iu bë këtu një sistemi, i cili po penalizon më shumë se cilindo tjetër, qytetarin e thjeshtë.

Ju, avoketërit e Dumanit, të kapurit peng të Edi Ramës, nuk duhet të harroni këtu se për qytetarët shqiptarë që vetëm me CEZ-in kanë humbur 630 milionë euro, fatura të certifikuara nga kompani ndërkombëtare, për shkak të pazarit që Edi Rama ka bërë me kompaninë CEZ, ndërkohë që arbitri ndërkombëtar i shkruante letër dhe i thoshte zoti kryeministër mos bëj marrëveshje sepse qeveria shqiptare është në pozitën e fituesit.

Por këto i mbulon Dumani dhe dumanërit.

Ai që e pëson nga ky qëndrimi i tij dhe i tyre është qytetari shqiptar, i cili pagoi sa qimet e kokës 400 milionë euro për inceneratorët që nuk kanë as nam as nishan sot.

Dhe ai thotë se kam hetim paraprak pas kaq vitesh.

Po nuk mund të bëhet më i shpifur.

Po çfarë hetimi paraprak mo?

Janë 400 milionë euro që nuk ekzistojnë. Janë 140 milionë për djegësin e Tiranës, që nuk ka as gjurmë, që i kanë paguar njerëzit e varfër, dhe ai thotë po vazhdojmë hetim paraprak.

Një mashtrues ordiner që del këtu dhe përpiqet të mbrojë nga flakët e djegësve Edi Ramën, kryeartikektin e tyre.

A e dini ju o qytetarë se kush është dënuar për djegësin e Tiranës?

Është dënuar Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 5 herë me shkrim.

Dhe u dënua sepse u gjetën pllakat e banjos. Domethënë 140 milionë euro kushtonin sa pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt.

A e dini o qytetarë se të marra së bashku këto bëjnë 1 miliard euro?

Se të marra së bashku bëjnë dyfishim pensionesh?

Se të marra së bashku bëjnë dyfishim rrogash.

Nuk i ka vjedhur Altin Dumani këto, por Altin Dumani është bërë avokat i vjedhjeve më të mëdha në historinë e këtij vendi”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje