TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 21:42

“E ka thikën në dorë për ata që i rrinë pranë”, Ahmetaj tregon pse Rama urdhëroi arrestimin e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

“E ka thikën në dorë për ata që i rrinë

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar arsyen se përse u arrestua Erion Veliaj.

Sipas tij, arrestimi erdhi nga Rama sepse kishte frikë mos i zinte vendin. Në një intervistë për “Syri Tv”, Ahmetaj foli mbi deklaratën e Dumanit sot në Kuvend se SPAK është gati ta dëgjojë nëse ai vendos të bashkëpunojë. Ai tha se është penduar që ka pasur miqësi me Ramën.

E dini për çfarë është në burg Veliaj. Për dy arsye. Një që të mos akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Edi Ramën. Nëse donte indicie ky, i kam dhënë. Çfarë urdhri ka dhënë Edi Rama për inceneratorin e Tiranës në verën e 2017. Indiciet e këtij dhe ky më mirëpret mua si bashkëpunëtor, megjithëse unë nuk kam bërë asnjë krim.

Edi Rama me një gur e vrau dy herë. Me demek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut dhe i duhej një ushqim shokësh, siç e ka zakon që u ngul thika. U dha Erion Veliaj dhe u tha, mos ma ngacmoni për 5D, incenerator, jo, jo. Do ta diskreditojmë për gjëra të tjera që janë larg meje. E dyta e hoqi qafe si njërin nga ana që kërkonte ti zinte vendin. Dhe pastaj dilte e qante si, njeri që të vret dhe pastaj qan”, deklaroi Ahmetaj

 

Lini një Përgjigje