TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 21:37

“Më kanë dashur të vdekur”, 10 pyetjet që Arben Ahmetaj i drejton Altin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti

“Më kanë dashur të vdekur”, 10 pyetjet që Arben

Ish zv-kryeministri, Arben Ahmetaj, i cili prej muajsh ndodhet në ekzil, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur disa akuza, deklaroi mbrëmjen e sotme se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg.

Në emisionin ‘Çim Peka Live” në Syri TV, Ahmetaj i ka drejtuar Dumanit

Nga studio e emisionit Ahmetaj i drejton Altin Dumanit, kreut të SPAK-ut, 10 pyetje. Mes tyre Ahmetaj e pyet Dumanin pse nuk hetohen dosjet e nxehta nga inceneratori i Tiranës te çështja Mc Gonigal

Pjese nga intervista

Çim Peka: Megjithatë Dumani sot tha se, ne kemi marrë indicie nga deklaratat e tua dhënë për mua, për të filluar disa çështje.

Arben Ahmetaj : Jeni në vete ju apo jo? Unë kam disa pyetje retorike. Kush do ti lexojë si pyetje ti lexojë.

1- Çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender?! Që është ndryshuar formati i koncesionit pa procedurë të re dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë. Kjo është?

2- Pyetje tjetër: çfarë indicie ka marrë për IPARD-in, po ulëret BE?

3- Cila është arsyeja që nuk hetohet. Ca arsye ka që Onkologjiku në vend që ti shërojë,  dhe jo për faj të mjekëve, ca arsye ka që nuk hetohet te Onkologjiku, rimbursimi i barnave.

4- Kam bërë sherr unë për këto. Sherr. Po kam bërë sherr për naftën në Shëngjin. Pse nuk i heton?

5- Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës. Ku janë paratë, te hotelet e mia të supozuara janë paratë? Pse nuk merret me kontratën e koncesionit të Tiranës?  Pse nuk merret?

6- Sa për dijeni, kush e ka lexuar kontratën, 29 eurot që paguajnë qytetarët nëpërmjet bashkisë së Tiranës janë për mbulimin e mbetjeve dhe për incenerim. Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefishin tani që nuk kanë incenerim.

7- Pse bëhet pronar i dëmit, Altin Dumani?

8- Pse nuk merret me Beçhetin, indicie, vajtën 4-5-7 vite. U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm dhe nxorri dhe urdhër arresti. Dhe jam i bindur e kam thënë, që kur kam pasur dyshim. Tani nuk kam më dyshim, që më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg.

9- Kujt i thotë ky akuzohet për korrupsion, për inceneratorët? Nuk kam asnjë firmë, nuk kam asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve.

10- Pse nuk merret me McGonigal. Ky thotë jemi duke hetuar, shqiptarët duartrokasin. 5 veta duartrokasin.

Lini një Përgjigje