
Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për protestën e paralajmëruar më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë thirrjen e organizatorëve, duke shprehur përkushtimin e tij personal ndaj kësaj nisme dhe duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në këtë tubim.
“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje. Liria ka emër. Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri drejtësi për çlirimtarët”, shkruan Kryeministri në postimin e tij.
Tubimi, i cili do të mbahet në kryeqytet, pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Hagës. Përmes kësaj proteste, organizatorët dhe mbështetësit e tyre kërkojnë që procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të mos jetë politik dhe paragjykues, por i drejtë dhe i ndershëm.
Lini një Përgjigje