
Sekretari i PD, Flamur Noka ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se Partia Socialiste ka marrë 150 mijë vota nga kartelet e drogës.
“Ne kemi një qeveri që për asnjë sekond nuk mendon të qeverisë shqiptarët, të merret me hallet e problemet e tyre, por që nga dita e parë vjedh për t’u pasuruar dhe për të blerë zgjedhjet e radhës. 11 maji na tregoi që vota e lirë u asgjësua, kartelet Troplini, Çela, Xhabafti dhe dhjetëra të tjerë ishin ata që vendosën për fatin e shqiptarëve. Paratë e drogës vendosën për fatin e shqiptarëve dhe VKM-të e shpejta për të blerë me 100 euro votën e pensionistëve dhe për falje gjobash, si dhe qindra milionë euro të tjerë që u shpërndanë me tendera e koncesione për të devijuar vullnetin e shqiptarëve”, tha Noka.
Kur u pyet nëse opozita nxori ndonjë përgjegjësi nga rezultati i zgjedhjeve, Noka tha: “Opozita e nxjerr përgjegjësinë kur në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Kur ka farsë, opozita ka vetëm një përgjegjësi: të përballet për votën e lirë dhe demokracinë. Në Shqipëri diktojnë kartelet. 28 kandidatë në listën e “Narcos”-it ishin përfaqësuesit tipik të karteleve.
Mbi 150 mijë vota janë vetëm nga kartelet, sa vota pastaj janë nga 100 eurot e pensioneve, sa vota nga falja e gjobave, sa janë nga presionet e shtetit elektoral... Edi Rama e ka ngritur farsën në sistem”.
Lini një Përgjigje