
Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza të forta kundër Partisë Demokratike dhe Besart Xhaferrit të Forumit Rinor, duke i etiketuar si bashkëfajtorë në degradimin e opozitës dhe aleatë të heshtur të qeverisë Rama.
Në një reagim të ashpër, Murrizi kritikon faktin që persona të afërt me qeverinë vazhdojnë të mbajnë poste drejtuese në strukturat e PD-së, duke marrë shembull rastin e Sara Bodos, e cila, sipas tij, ndonëse figuron si nënkryetare e FRPD-së, është njëkohësisht emëruar nga Edi Rama si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Sipas Murrizit, kjo situatë është simbol i rrënimit moral dhe politik të opozitës, e cila jo vetëm nuk pastron radhët, por mbështet dhe promovon emra të lidhur me pushtetin aktual.
Ai përçmon heshtjen dhe paaftësinë e drejtuesve të FRPD-së, të cilët i konsideron të pavetëdijshëm, pa nerv dhe të shantazhueshëm nga pushteti. Ish-deputeti e quan këtë bashkëjetesë me qeverinë si një formë të re bashkëqeverisjeje që po i jep opozitës pamjen e një klike të qelbur dhe të pabesueshme për qytetarët.
Statusi i plotë
Vazhdon avazi që në PD rrinë me letra e në PS me poste drejtoresh.
Znj. Sara Bodo me letra figuron si nënkryetare e FRPD-së së Shqipërisë dhe në fakt, prej dy vitesh është emëruar nga Rama drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Rinisë.
Oooo Besart Xhaferri!
A i ke trutë në kokë apo të kanë humbur si Xhaferrit simitja?
Po kaq parazitë, butakë, pa ndjenjë e pa nerv jeni mor klloun, sa mbani në “krah” ato që mban Rama dhe qeveria në “prehër”???
Po pse nuk ka pak VAJZA DEMOKRATE SHQIPËRIA që të jenë në kryesi dhe nënkryetare të FRPD-së?
Duhet të jenë këta soj si Sarat, Megit e kompani!!!!
Ju kokrra idiotësh, jeni të pistë e të qelbur që po qelbni kudo PD-në dhe opozitën, duke rrezatuar kalbësirllëk e bashkëqeverisje me Ramën. Prandaj nuk ju durojnë, nuk ju votojnë e nuk ju sheh kush me sy mor palaço politikë!
Mjaft fole per sot ishalla te kupton ndonje