TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 14:36

Berisha ironizon Peleshin: Niko ka mbiemrin që meriton, ia ka dhënë Zoti

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ironizon Peleshin: Niko ka mbiemrin që meriton, ia ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka kursyer batutat në drejtim të Kryeparlamentarit, Niko Peleshi, kur tha se ai mban mbiemrin që meriton.

Batutat e Berishës kishin të bënin me një vendim të Grupit Parlamentar të PS-së, i cili duket se ka vendosur të mos presë gjatë opozitën lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën para 5 viteve. Rama është i pangopur do të ketë çdo pushtet në dorën e tij. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile Besim Ndregjoni është kryetar i unionit të të përndjekurve politikë, kandidatura e tij në rast se rikthejnë në seanca e shkuara, erdhi për votim në parlament Niko Peleshi që zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton.

Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim. Kështu në ligjin e Parlamenti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim.

Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa. Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan. Ose nëse duan, ja kush është kandidatura”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje