Të hënën, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, raportoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mbi veprimtarinë vjetore të institucionit. Pas fjalës së tij, ndërhyri deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili shprehu një sërë shqetësimesh në lidhje me raportin e paraqitur.
Në fjalën e tij, Braçe theksoi se përqendrimi i tepruar te turizmi rrezikon, sipas tij, të deformojë strukturën e ekonomisë shqiptare, çka në të ardhmen mund ta gjejë shoqërinë të papërgatitur.
Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.
“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.
Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.
Lini një Përgjigje