TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 20:11

Lefter Maliqi shpërthen ndaj intrigantëve politikë: Nga hundët do t’u dalë çdo pabesi, s’ju shpëton Zoti

Shkruar nga Pamfleti

Lefter Maliqi shpërthen ndaj intrigantëve politikë: Nga

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka dalë në një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke denoncuar me fjalë të ashpra atë që e cilëson si një kastë të paaftësh që përpiqen të ngjiten në politikë dhe poste publike përmes intrigave, servilizmit dhe marrëdhënieve të fshehta.

Sipas tij, të aftët luftohen sistematikisht nga individë pa merita, të cilët përdorin çdo formë pabesie për të marrë përfitime të pamerituara.

Maliqi shkruan se “i drejti zhytet, por nuk mbytet”, ndërsa thekson se ata që përpiqen të rrëzojnë të aftët, në fakt po gërmojnë varrin e tyre politik. Ai nuk përmend emra, por sulmi është i drejtpërdrejtë ndaj strukturave brenda politikës shqiptare, të cilat i cilëson të mbushura me njerëz të ligj dhe të korruptuar moralisht.

Në deklaratën e tij thuhet se çdo përfitim i bërë përmes djallëzive do të kthehet në ndëshkim. “Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit”, thekson ai.

Maliqi e quan këtë fenomen “farë të keqe që nuk shuhet” dhe e identifikon si një nga shkaqet kryesore të kalbëzimit të sistemit politik dhe shoqërisë në tërësi. Mesazhi i tij duket më shumë si një paralajmërim për prishjen e heshtjes dhe nisjen e një faze të re denoncimesh të atyre që përfitojnë padrejtësisht përmes lidhjeve klienteliste.

Postimi i plotë

I drejti zhytet por nuk mbytet! Të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin. Të paaftët me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe nuk ndalen duke e luftuar me çdo skemë e ligësi të aftët.

Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin!

Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim. Çdo gjë i lihet Zotit! Lër të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit. Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo!

1 Komente

  1. D
    Durresi

    Shume e drejt ideja dhe mendimi i zotit Maliqi .

    Lini një Përgjigje