Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore.
KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.
Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ’- thuhet në reagimin e KQZ-së.
Nga ora 07:00-10:00 kanë raportuar 43 qendra votimi, ku kanë votuar 4 mijë e 692 persona.Në një prej qendrave të votimit në Rrogozhinë është ndërprerë për pak minuta procesi i votimit, shkak fotografimi i votës.
Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka bërë të ditur për mediat se ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit. Ai shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në çdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin. Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim. Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”- u shpreh ai për mediat.
Lini një Përgjigje