Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka bërë të ditur për mediat se ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit.
Ai shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në çdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin. Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim. Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”- u shpreh ai për mediat.
Ditën e sotme po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i 'Bashkë Fitojmë'.
Ditën e sotme, rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në krye të bashkisë.
Votimi ka vijuar i qetë, ndërsa raportohet për një pjesëmarrje të lartë në votime. Por megjithatë një incident është raportuar në Qendrën e Votimit nr 22-23, pasi votimi u ndërpre për disa minuta.
Lini një Përgjigje