TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 10:55

Tensione në Konferencën e Kryetarëve, opozita përplaset me Peleshin: Për 6 muaj Balla do t’ju zërë vendin!

Shkruar nga Pamfleti

Ditën e sotme, kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka debatuar me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkak të mbylljes së seancës së 9 tetorit, ku opozita në bllok po kërkonte dorëheqjen e dy ministrave, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Tensione në Konferencën e Kryetarëve, opozita përplaset me
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi

Mbledhja e e Konferencës së Kryetarëve mes opozitës dhe mazhorancës është shoqëruar me debate të forta mes palëve ditën e sotme.

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka debatuar me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkak të mbylljes së seancës së 9 tetorit, ku opozita në bllok po kërkonte dorëheqjen e dy ministrave, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Bardhi i tha Peleshit se nuk mund ta mbyllë seancën se deputetët e opozitës po flisnin. Më tej Bardhi ironizoi socialistët kur tha se në Kuvend ka deputetë që e marrin forcën nga krimi i organizuar, por opozita nuk merr urdhra nga krimi.

“Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”, tha ai.

Sipas Bardhit, Kuvendi drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Madje në një moment gjatë debatit, Bardhi iu drejtua Peleshit me fjalët: “Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lirojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.”

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, që iu drejtua Peleshit duke i thënë se qarkullojnë fjalë, se Balla do ia zërë vendin për 6 muaj.

Kreu i grrupit parlamentar të PS-së nga ana tjetër kërkoi nga kolegët e opozitës që mos t’u shtrembërojnë fjalët dhe të fokusohen në çështjet për diskutim.

Ndërkohë, diskutimet në konferencë vijojnë lidhur me dy komisionet e posaçme: atë për Reformën Zgjedhore dhe për Ndarjen Territoriale. Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se do të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, por “jo pa prezencën e ndërkombëtarëve”.

tensione në konferencën e kryetarëve

Lini një Përgjigje