TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 10:04

Bardhi përplaset me Peleshin te Konferenca e Kryetarëve: Po nuk e drejtove dot Kuvendin, hiq dorë!

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi përplaset me Peleshin te Konferenca e Kryetarëve: Po nuk e
Gazment Bardhi

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se nuk zbaton procedurat. Sipas Bardhit, Kuvendi po diktohet nga forca e kartonëve.

"Ajo çfarë keni bërë me seancën e fundit është shkelje e rregullores dhe e Kushtetutës. Po e citoj këtu: “Kërkoi ndërprerjen e seancës për shkak se po merrej fjala për procedurë.”

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.

Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar.

Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar", u shpreh Bardhi. 

Lini një Përgjigje