TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 18:37

Frida Krifca vijon të amnistohet, Dumani: Po hetojmë fondet IPARD, por nuk kemi gjë për të ndarë me publikun

Shkruar nga Pamfleti

Frida Krifca vijon të amnistohet, Dumani: Po hetojmë fondet IPARD, por

Afera me fondet IPARD, që përfshin miliona euro të Bashkimit Europian të akuzuara për keqpërdorim, vijon të mbetet pa përgjigje konkrete nga drejtësia shqiptare.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputetja e opozitës, Elda Hoti, lidhur me ecurinë e hetimeve dhe nëse ka zhvillime konkrete ndaj ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Por edhe këtë herë, Dumani shmangu përgjigjen direkte. Në vend që të fliste për përfshirjen e mundshme të Krifcës, ai përsëriti se çështja është në hetim dhe nuk ka asgjë për të ndarë me publikun për momentin.

Kur të kemi diçka për të komunikuar, do njoftoheni dhe ju si gjithë publiku i gjerë. Por çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajmë asgjë më tepër. Por bashkëpunimin dua ta përmend edhe njëherë: bashkëpunimi me OLAF ka qenë dhe vazhdon të ngelet shumë, shumë, shumë mirë për këtë çështje dhe për çdo rast tjetër. SPAK ka hetime aktive për përdorime të fondeve të BE-së, duke përfshirë mashtrime në prokurime dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal për programe të mbështetura nga BE.

Bashkëpunimi me Zyrën Europiane Kundër Mashtrimit është intensiv për hetime komplekse financiare. Ndërsa marrëveshja me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian, e nënshkruar në qershor, ka mundësuar ekzekutimin e kërkesave për ndihmë juridike nga prokurorët e kësaj zyre në Gjermani dhe Spanjë”, tha ai.

Deklaratat e tij janë parë si një tjetër sinjal i zvarritjes së qëllimshme të dosjes dhe një lloj "amnistimi të heshtur" për Frida Krifcën, e cila ka qenë në qendër të akuzave për favorizime dhe skema të dyshimta me fondet e BE-së për bujqësinë. Hetimet për IPARD janë regjistruar prej kohësh, por nuk ka ende asnjë të arrestuar, as ndonjë akuzë publike ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që kanë firmosur dhe menaxhuar fondet.

Lini një Përgjigje