TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 15:15

A ka presione nga politika dhe ndërkombëtarët në sistemin e drejtësisë? Flet Olsian Çela

Shkruar nga Pamfleti

A ka presione nga politika dhe ndërkombëtarët në sistemin e

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, ka mohuar kategorikisht që të ketë qenë ndonjëherë nën presion politik apo diplomatik gjatë ushtrimit të detyrës.

Deklarata e tij erdhi në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, pas një pyetjeje direkte nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Blushi iu referua një deklarate të bujshme të disa viteve më parë nga ish-prokurori Adriatik Llalla, i cili kishte përmendur presione të forta nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu. Në kundërpërgjigje, Çelaj u shpreh: “Nuk kam pasur kurrë raporte të tilla apo të kem zhvilluar biseda të tilla. E mohoj kategorikisht.”

I pyetur edhe për task-forcën e përbashkët me SPAK gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit, Çelaj pranoi se ka vend për përmirësim. “Ne morëm një sërë masash që kanë efekt edhe mbi parandalimin, edhe pse kjo është kompetencë e policisë. Megjithatë ne mendojmë se kjo do të kishte impakt edhe këtu se kjo tregon angazhimin që ne kishim marrë. Patjetër që mund të kishim bërë më mirë”, deklaroi ai.

 

 

Lini një Përgjigje