TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 12:45

Raporti për 2024-ën, kryeprokurori Olsian Çela tregon cili është qarku me përqindjen më të lartë të krimeve

Shkruar nga Pamfleti

Raporti për 2024-ën, kryeprokurori Olsian Çela tregon cili

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela prezantoi sot në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucional, raportin mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.

Kryeprokurori tha se viti 2024, ashtu si dhe viti 2023, vijoi të ishte mjaft kompleks për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm pasi puna vijoi me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Olsian Çela u shpreh se koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872.

Prokurori i Përgjithshëm tha gjithashtu se në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 mijë banorë e regjistroi qarku Beratit, ndërsa përqindjen më të lartë qarku i Sarandës.

“Sa i përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit”, u shpreh Çela.

Lini një Përgjigje