
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka raportuar lidhur me punën e bërë nga kjo ministri gjatë vitit 2024.
Gjatë fjalës së tij nga Komisioni i Ligjeve, Lamallari theksoi se janë rritur hetimet proaktive dhe sekuestrimet pasurore në krahasim me 5 vitet e fundit. Ai tha gjithashtu se hetimet janë rritur ndërsa 570 raste korrupsioni janë çuar për gjykim.
“Shqipëria ka pasur në vitin 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. Hetime të nisura kryesisht nga prokurorët janë rritur me 12.3 për qind. Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri. 569 çështje korrupsioni me 234 të pandehur janë çuar për gjykim, ndërsa SPAK ka regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht”, tha ai.
Lamallari ka renditur edhe 5 objektivat për vitin 2025, mes të cilave përmendi edhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në hetimet proaktive:
-Sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut
-Forcimi i luftës ndaj kriminalitetit
-Integriteti dhe transparenca në punën e prokurorisë
-Rritja e efiçencës dhe kapaciteteve institucionale
-Përdorimi i metodave bashkëkohore dhe ndërveprimi institucional, përdorimi I AI në hetime proaktive.
Lini një Përgjigje