
Analisti dhe botuesi Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u ndal te deklarata e kandidatit Florian Binaj se do të ndjekë modelin e tij për të fituar si kandidat i pavarur. Lesi u shpreh se modeli i tij ishte ndryshe. Lesi deklaroi se Binaj gabon duke mos pranuar Berishën në fushatë.
Pjesë nga biseda
Lesi: Kandidati që tha se ishte i opozitës, aktor shumë i njohur njeri shumë i mirë, ai po bën një gabim në fushatë. Ai thotë se jam kandidat i pavarur në fushatë, pra nuk pranon Berishën në fushatë.
Abilekaj: Ai tha do të bëj fushatën time me shtabin tim.
Lesi: Ai tha se kam marrë modelin e Nikollë Lesit. Unë kam kandiduar në zonë të djathtë, dhe PS më futi që të merrja votat e pjesës gri. Unë i thirra kryetarët e partive, të PS, PSD-së kundër Berishës. Se kam fituar dy herë si kandidat i pavarur.
Tela: Ai tha nuk do të dal me Berishën në krah. Kaq, është e thjeshtë.
Lesi: Kjo është një mënyrë për të justifikuar humbjen. Pra që nuk ishte kandidati ynë, ishte i pavarur.
Nikoll, bërë sikur ishe i pavarur, i bleve partine aktorit Zef Bushati, kur "Koha Jona" u perdor nga ty per të goditur kundershtaret e tu. Kur mbete pa leka ja shite partine Nard Ndokes, i cili me lekat e Tom Doshit ta blene partine. Pastaj u bëre gojore. Kjo është "I pavaruri" yt, Nikoll fizikanti....