TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 21:07

Marrëveshja e Paqes në Gaza, reagon Presidenti Begaj: Moment historik!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e Paqes në Gaza, reagon Presidenti Begaj: Moment historik!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar Marrëveshjen e Paqes për Gazën të firmosur në Egjipt nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderë të tjerë shtetesh.

Begaj e ka quajtur marrëveshjen një moment historik për paqen dhe njerëzimin.

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet. Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”, shkruan Presidenti Begaj në një mesazh në rrjetin social X.

Trump ishte sot në Izrael dhe Egjipt, ku në këtë ndalesë të dytë u firmos Marrëveshja e Paqes duke i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hamasit.

Lini një Përgjigje