
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se misioni i demokratëve është që të rrëzojnë regjimin e narkosit dhe se rreth këtij qëllimi janë mbledhur të gjithë.
Kur u pyet për largimin e dy anëtarëve të Kryesisë së PD, të cilët janë akomoduar në administratë nga kryeministri Edi Rama, Noka reagoi duke i quajtur ata renegatë.
“Demokratët kanë vetëm një qëllim të shkatërrojnë kështjellën e narkosit. Demokratët prandaj janë ndryshe nga rilindasit. Ata mirëkuptojnë më mirë se kushdo tjetër. Të gjithë pa përjashtim. Unë po flas për demokratet. Unë flas për demokratët, jo renegatët. Ndaj le të vazhdojmë për demokratët. Synimi i demokratëve është të rrëzojmë narkosin, nga ai më i thjeshti deri te kryetari i PD.
Të gjithë kanë një synim, rrëzimin e narkosit dhe institucionalizimin e votës së lirë. Për këtë ata janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice. Demokratët janë misionarë dhe misionari nuk dorëzohet kurrë derisa të arrijë qëllimin. Për këtë të jesh i sigurt”, tha Noka në A2 CNN.
Lini një Përgjigje