TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 19:18

Vakancat në Kushtetuese, gjykata vendos të mblidhet me dyer të mbyllura; përplasje mes Bardhit dhe Peleshit

Shkruar nga Pamfleti

Vakancat në Kushtetuese, gjykata vendos të mblidhet me dyer të

Më 16 tetor, Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë plenare mbi bazë dokumentesh, për të shqyrtuar kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të saj, pas një kërkese zyrtare nga Presidenti i Republikës. Seanca nuk do të jetë publike dhe nuk do të ketë praninë e palëve, siç parashikon neni 33 i ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese.

Opozita, përmes një kërkese zyrtare, i është drejtuar disa ditë më parë kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke kërkuar që Kuvendi të përfaqësohet me një përfaqësues në këtë proces, siç e parashikon ligji në raste që lidhen me kompetencat e Kuvendit. Por kjo kërkesë është refuzuar në heshtje, me argumentin se nuk do të ketë seancë publike dhe për këtë arsye nuk nevojitet përfaqësim.

Vakancat në Kushtetuese, gjykata vendos të mblidhet me dyer të

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër nga Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD-së. Në një deklaratë publike, Bardhi akuzon Peleshin për mohim të rolit institucional të opozitës dhe për kthimin e Kuvendit në zyrë të partisë-shtet.

“Niko Peleshi vendos një standard të ri. Për të, mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë çështje e partisë-shtet, ku opozita nuk ka të drejtë as të japë mendim,” deklaron Bardhi.

Vakancat në Kushtetuese, gjykata vendos të mblidhet me dyer të

Ai shton se edhe nëse seanca nuk është publike, përfaqësimi i Kuvendit mund të realizohet përmes mendimit me shkrim, por as kjo nuk është lejuar.

“Askush përpara tij nuk ka guxuar të shkojë në këto nivele. Peleshi vazhdon të firmosë ‘idiotësira shtetërore’, pa e kuptuar as për çfarë firmos, as për çfarë përdor vulën e institucionit më të lartë të shtetit,” përfundon Bardhi.

Opozita paralajmëron se përjashtimi nga një çështje që lidhet drejtpërdrejt me balancat kushtetuese dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese është një precedent i rrezikshëm që minon shtetin ligjor. Seanca e 16 tetorit pritet të zhvillohet pa pjesëmarrjen e asnjë përfaqësuesi të Kuvendit nga opozita.

Lini një Përgjigje