
Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar sot në Komisionin e Ligjeve mbi punën e institucionit që ai drejton. Seanca ka zgjatur afro 5 orë dhe duket se lodhja nisi të ndihej në fund.
Kreu i SPAK pati një përplasje të fortë me deputetin e PL Tedi Blushi. Ky i fundit i kërkoi llogari mbi arrestimin e Ilir Metës, teksa pyetja që acaroi kreun e SPAK ishte nëse kishte takuar Charles McGonigal.
Lini një Përgjigje