
Nuk ja kanë fajin mediat SPAK-ut. Pse nuk na tha Dumani çfarë po ndodh me Frida Krifcën, po me Olta Xhaçkën, po me "21 Janarin"...
Teksa kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot në Kuvend për presionet ndaj institucionit që drejton, ai përmendi si burime presioni “aktorët politikë, mediatikë dhe krimin e organizuar”, duke ngritur alarmin për rrezikun që këto faktorë përbëjnë për integritetin e prokurorëve dhe të gjithë strukturës së posaçme.
Por në përpjekjen për të identifikuar kërcënimet reale ndaj pavarësisë së SPAK, zoti Dumani rrezikon të rrëshqasë drejt një tjetër rreziku: ngatërrimit të kritikës me sulmin. Sepse kur një institucion si SPAK-i vendos të përmendë median në të njëjtin rresht me krimin e organizuar dhe presionin politik, krijohet ideja se edhe kritika legjitime, madje edhe raportimi investigativ, shihet si kërcënim.
Nuk ka asnjë provë serioze që media në Shqipëri po ushtron presion ndaj SPAK-ut. Ajo që ekziston është një rritje e interesit publik ndaj vendimeve të tij, ndaj zvarritjes së hetimeve në disa dosje të ndjeshme, ndaj qëndrimeve shpeshherë të paqarta për çështje me interes kombëtar. Kjo nuk është trysni, është përgjegjësi publike.
Edhe mënyra si SPAK ka vepruar ndaj gazetarit Elton Qyno është shembulli më i qartë se çfarë ndodh kur një institucion kërkon të mbyllë kanalet e informacionit, në vend që t’i sqarojë. Sekuestrimi i pajisjeve të punës së një gazetari investigativ, pa garanci minimale ligjore, u rrëzua më pas nga vetë Gjykata Kushtetuese. Dhe me të drejtë.
Kjo është një lloj vetëkënaqësie institucionale: ne nuk duam kritika. Vallë kaq i pagabueshëm është ky SPAK-u?
Pse nuk na tha Dumani çfarë po ndodh me Frida Krifcën, po me Olta Xhaçkën, po me Arubën dhe skandale të tjera? Po "21 Janari" pse u harrua? Po dosja "McGonigal" pse mbahet peng? Po Xibraka e Olsit pse u mbyll?
Pra, kur SPAK justifikohet me faktin që vijojnë hetimet, media edhe do të flasë, nuk mund të mbyllë gojën. Vendimi i Kushtetueses, si për rastin “Qyno” ashtu dhe për sekuestrimin e telefonave, ishte shuplakë ndaj SPAK, dhe SPAK në vend që të kërkojë falje, bën “cubin”.
Në seancën e sotme pamë çudira nga më të ndryshmet, pasi Dumani arriti deri aty sa zihej me deputetët dhe ishte gati të kacafytej. Prokuroria e Posaçme padyshim që duhet të ketë mbështetje, por nuk mund të mbyllim gojën ndaj padrejtësive. Vetë Dumani e shumë prokurorë të tjerë kanë filluar t’u duket vetja si “Zoti”, por në fakt ata paguhen me taksat e qytetarëve dhe realiteti është që SPAK ka gabuar shumë.
Përveç dosjes “Qyno”, kemi dosjen “Buka” ndaj Ahmetajt, ku vetë prokurori, i cili garon edhe për kreun e SPAK, pranoi shkeljet. Pra, SPAK nuk është i pagabueshëm dhe për sa kohë do të ketë shkelje dhe heshtje mbi dosjet, media do flasë. /Pamfleti
Nuk ka çështje "Aruba" ngaqë askush nuk ka bërë Kallzim Penal. Z.Dumani edhe sot inkurajoi qytetarët por edhe politikanët të bëjnë Kallzime Penale edhe anonime. Nëse opozita ka indicie apo prova le ti drejtohet SPAK-ut. Ky portal (Pamfleti) ka kontribuar më shumë se gjithë opozita dhe mazhoranca të marë së bashku, për investigime nga ku SPAK-u, kryesisht mund të rregjistrojë çështje.
O Feto ,pse pak informacjon ka Spaku per shembujt e mёsiperm per 21 Janarin ,Olten ,Krifcen etj etj ,cfar i duhet me teper qe te veproje,ato duhen kapur me shkelma bytheve dhe ti qerojsh nga zyrat !
Se kuptoni qe dumani i ha mutin politikes dhe per kete arsye hiperbolizon krimin e organizuar gjasme .na i ben shqiptaret sikur jan komb me 300mil banor e me 3 mil gangster,a mortja qe sju ha qe keni kriminalizuar gjith popullin ,amin ju vjen dita shpejt se per te ardhur nuk diskutohet dhe atehere ku do ta fusni koken qelbesira