TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 17:36

“SHBA dhe Europa i përkasin njëri-tjetrit”, Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Rubios nga Mynihu

Shkruar nga Pamfleti
“SHBA dhe Europa i përkasin njëri-tjetrit”, Ambasada
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale fjalimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Rubio vuri theksin te lidhja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës, duke theksuar se të dyja palët i përkasin njëra-tjetrës. Ai paraqiti si synim ndërtimin e një aleance që vepron me vendosmëri përballë sfidave të ardhshme.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me përgjegjësinë për t’u lënë brezave të ardhshëm vende më të qëndrueshme, më të forta dhe me më shumë mirëqenie. Ai nënvizoi nevojën për një bashkëpunim që mbron qytetarët, garanton interesat strategjike dhe ruan aftësinë e vendeve për të vendosur vetë për drejtimin e tyre.

Mesazhi u publikua nga ambasada në kuadër të qëndrimeve të administratës amerikane për partneritetin transatlantik.

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.” -tha Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

marco rubio

Lini një Përgjigje