TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2023, 18:46

SHBA-BE në unison, mesazh të qartë politikës: Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit, prioritete kyçe

Shkruar nga Pamfleti
SHBA-BE në unison, mesazh të qartë politikës: Reforma
Ambasadorët e SHBA-BE

Vetë i dërguari me punë i SHBA, David Wisner ju përgjigj si Ramës ashtu dhe Berishës në një intervistë, por ai ka lëshuar një tjetër mesazh dhe këtë herë bashkë me ambasadorin e ri të BE...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dërguar sot një mesazh të qartë për politikën sa i takon reformës në drejtësi dhe zbatimit të ligjit.

Sali Berisha ka nisur një sulm frontal ndaj drejtësisë, duke i akuzuar ata si militantë të Ramës. Ky i fundit nga ana tjetër ka dalë me një teori të re. Kryeministri ka hedhur poshtë angazhimin amerikan, duke pretenduar se reformën në drejtësi e solli ai.

Vetë i dërguari me punë i SHBA, David Wisner ju përgjigj si Ramës ashtu dhe Berishës në një intervistë, por ai ka lëshuar një tjetër mesazh dhe këtë herë bashkë me ambasadorin e ri të BE.

Ambasada amerikane njofton se Wisner ka pritur në një takim ambasadorin e BE Silvio Gonzato, duke u shprehur se ata do të vijojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi dhe instalimin e shtetit ligjor. Pra ata e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi është qëllimi kryesor i punës së tyre dhe nuk do të lejojnë që ky proces të kthehet pas dhe të keqpërdoret.

Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner u takua sot në Ambasadën e SHBA në Tiranë me Ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ata ripohuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në mbështetje të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE, përparimit të vazhdueshëm të reformës në drejtësi, bashkëpunimit në zbatimin e ligjit, si dhe lidhjeve në biznes dhe në fushën e mbrojtjes”, njofton ambasada.

 

Lini një Përgjigje