
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga seanca plenare 7 deputetët e opozitës.
Përjashtimi i tyre vjen si pasojë e kaosit dhe dhunës që ushtruan në seancën e fundit plenare ku hodhën edhe kapsolla e tymuese si dhe u përplasën me punonjësit e Gardës.
Deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji; Bledion Nallbati; Asllan Dogjani; Lefter Gështenja; Isuf Çelaj; Luan Baçi dhe Xhelal Mziu.
PS kërkoi përjashtimin e deputetëve, pasi seancën e shkuar hodhën tymuese dhe kapsolla në parlament. Si gjithnjë, skenari nisi me përplasje me Gardën para se seanca të fillonte zyrtarisht.
Ndërkohë buxheti u miratua në më pak se 8 minuta seancë, për shkak të kaosit së krijuar.
Me 74 kartonë jeshilë të ngritur nga mazhoranca, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama që shkoi në seancë vetëm për të votuar, socialistët kaluan mes ylberit të tymueseve buxhetin dhe paketën fiskale.
Lini një Përgjigje