TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2023, 17:04

Kërkon leje të betohet, Beleri akuza në sallën e gjyqit: Po mbahem në burg për interesat e Ramës, presion politik ndaj SPAK dhe GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon leje të betohet, Beleri akuza në sallën e gjyqit: Po

Ka përfunduar seanca e sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Beleri kërkon leje për t’u betuar, ndërsa trupa gjykuese është tërhequr për vendim.

Në dëshminë e tij, Beleri shprehet po bëhet padrejtësi ndaj tij dhe familjes së tij.

“Ndaj meje po bëhet një padrejtësi për interesa politike dhe financiare.

Zgjatja, shtyrja, përcjellja nga gjykata në gjykatë, veprimet tuaja për shtyrje të seancës nuk janë mënyra e duhur e gjykatës për të dhënë drejtësi. Po më dëmtoni mua, por edhe familjen time.

Po ashtu po shkaktoni qëndrime armiqësore, duke na ndarë në grekë dhe jo grekë. Mbështetja e qytetarëve të Himarës më ka dhënë force. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Po dëgjojmë çudira në këtë gjyq”, tha Fredi Beleri.

Gjatë seancë, ai tha gjithashtu se momentalisht bashkinë e Himarës po e drejton dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit.

Sipas Belerit, mbajtja e tij në burg ndodh për shkak të interesave të kryeministrit. Ai thotë se ka presion politik ndaj SPAK dhe GJKKO.

“Sot po drejton bashkinë e Himarës dikush që nuk është i mandatuar nga votuesit. Ai ndërkohë po jep tendera dhe po abuzon me bashkinë e Himarës duke lejuar ndërtime pa leje. Po mbahem në burg sepse kështu i intereson kryeministrit. Insistimi i vazhdueshëm i SPAK për të dalë kundër kërkesës pavarësisht se nuk e ka për obligim ligjor tregon presionin politik që ka. Në presion dukshëm janë edhe GJKKO e burgjet. Jam mandatuar për të drejtuar bashkinë, jam zgjedhur nga votuesit e Himarës, që më besuan në procesin e përzgjedhjes si kandidat por edhe o koalicionit bashkë fitojmë por edhe si fitues i zgjedhjeve”, u shpreh.

fredi beleri burg spak

Lini një Përgjigje