TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2023, 18:09

Themelimi i PD/ Bamir Topi bashkohet me Bashën, Rexhep Uka sulmon Berishën: Boll me axhenda personale!

Shkruar nga Pamfleti
Themelimi i PD/ Bamir Topi bashkohet me Bashën, Rexhep Uka sulmon

Sot shënohet 33-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur mbështetësit në Pallatin e Kongreseve dhe para tyre do të mbajë një fjalim.

Në takimin e organizuar ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi. Topi në daljet e tij televizive shpesh është shprehur se mbështet këtë opozitë, duke dhënë dhe këshilla.

Gjithashtu në festën e PD-së ka marrë pjesë edhe Rexhep Uka. Uka është themelues i PD, ish-ministër si dhe ish-deputet i Partisë Demokratike.

Ai mbajti një fjalim gjatë takimit të organizuar nga Lulzim Basha, ku përveç kritikave ndaj qeverisjes aktuale, për situatën ku ndodhet Shqipëria, ai foli edhe për gjendjen brenda PD-së, duke thumbuar edhe Sali Berishën i cili sipas tij kërkon të rishfaqë tezat si në kohën e komunizmit me rrezikun anglo-sakson.

Në një vend ku parlamentarizmi funksionon, opozita është dora e fortë frenuese e qeverisë. Opozita vepron si duke vepruar ashtu edhe duke munguar. Kur dhuna pushton karriget e deleguara për fjalën e mençur, ata që i ke zgjedhur, i ke humbur për të mos i kthyer më. Kur e mësyn pushtetin vetëm me qëllimin e marrjes së tij pasi ke humbur kauzën, vërteton se nuk ke mundur të kthesh kulturën demokratike në edukatë.

Një qeveri në situatë të tillë me mungesë të qeverisë, mund të qeverisë gjatë por keq e më keq. Më groteskja se vetë opozita kërkon opozitën. Më thoni si t’ju emëroj? Kjo është më diabolikja. A realizuam premtimin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”? Jemi droguar me politikën e mbrapshtë, çdo ditë prodhojmë mashtrim. Shoqëria është në polarizim të skajshëm.

Rinia shqiptare ka marrë rrugët e kurbetit kur duhet të ishte duke investuar potencialet këtu. Qytetarët kërkojnë të fitojë e të mbretërojë demokracia. Të shpëtojmë nga kjo specie socialiste që ka kapur pushtetin dhe ka kapluar të vobektin, sepse partitë i kanë kthyer në biznes politik.

PD sot, kjo ku ndodhemi në këtë tubim, duhet të dijë ta kthejë në përvojë kalvarin e këtyre viteve. Gjithnjë kemi qenë dhe jemi europian. Nuk duhet që për një agjendë personale të rikthejmë frikën e rrezikut anglo-sankson si në kohën e Enver Hoxhës”, u shpreh Uka.

bamir topi rexhep uka themelimi i pd lulzim basha

Lini një Përgjigje